SEKRETARJA E SHTETIT PËR DIASPORËN NË REPUBLIKËN E RUMANISË ZNJ. OANA URSACHE DHE AMBASADORI RUMUN NË SHQIPËRI Z. OCTAVIAN SERBAN VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 23 korrik 2021 zëvendësrektori për mësimin dr. Arto Adili priti në një takim znj. Oana Ursache, sekretare e shtetit për diasporën në republikën e Rumanisë dhe ambasadorin rumun në Shqipëri z. Octavian Serban. Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të kurseve të gjuhës rumune, të cilat lehtësojnë aksesin e të rinjve në aftësimin gjuhësor, si dhe për mundësinë e ofrimit të bursave të studimit në Rumani për studentët e UNIKO. Një tjetër pikë e këtij diskutimi ka qenë edhe shkëmbimi i studentëve dhe i stafit akademik midis universiteteve respektive, si një mënyrë kjo për të krijuar ura lidhëse dhe për të forcuar këto bashkëpunime jo vetëm për ruajtjen e gjuhës, por dhe për t’u njohur me kulturën e dy vendeve.
Delegacioni është pritur edhe nga dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, ku u diskutua në lidhje me mënyrat se si gjuha rumune, në veçanti dialekti arumun, duhet të ruhet dhe të trashëgohet në komunitet. Palët ranë dakord për trajnimin e pedagogëve për të dhënë mësim në dialektin arumun.

Previous Post
NË FAKULTETIN E BUJQËSISË U PREZANTUA PROJEKTI ERASMUS + “STRENGTHENING TECHNOLOGICAL TRANSFER OFFICES IN ALBANIAN UNIVERSITIES”
Next Post
SEKRETARJA E SHTETIT PËR DIASPORËN NË REPUBLIKËN E RUMANISË ZNJ. OANA URSACHE DHE AMBASADORI RUMUN NË SHQIPËRI Z. OCTAVIAN SERBAN VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”