ROLI QË KA GJUHA NË NJË KONTEKST GLOBAL NDRYSHIMESH RRETH DISKURSIT POLITIK DHE MEDIATIK NË SHQIPËRI DHE EVROPË- ISHTE NË QENDËR TË NJË ORE TË HAPUR TË ZHVILLUAR ME STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËS DHE LETËRSISË, E FTUAR PHD. MATILDA BAKO PUNONJËSE E PARLAMENTIT GJERMAN

Në datën 1 nëntor 2023, punonjësja e Parlamentit Gjerman, phd. Matilda Bako, ish-studente ekselente e Universitetit të Tiranës zhvilloi një orë të hapur me studentë të departamentit të “Gjuhës dhe të Letërsisë”, Universiteti “Fan S. Noli” me fokus rolin që ka gjuha në një kontekst global ndryshimesh, rreth diskursit politik dhe mediatik në Shqipëri dhe Evropë.

Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello e  përgëzoi ish-studenten e tij Matilda Bako për arritjet e saj akademike  e profesionale, ndërsa vuri në duke se pas studimeve “Master” pranë Humboldt-Universität, Berlin, Matilda aktualisht po kryen aty edhe studimet për Doktoraturë në fushën e Analizës Kritike të Diskursit Politik dhe Mediatik.

Në takimin me studentët u diskutua edhe rreth projekteve të përbashkëta në fushën e gjuhësisë që mund të realizohen në kuadër të bashkëpunimeve mes universiteteve shqiptare dhe atyre gjermane.

Previous Post
MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT LIDHUR MIDIS FAKULTETIT TË EKONOMISË DHE SHOQËRISË “SIGAL UNIQA FOND PENSIONI” U KONKRETIZUA ME LEKSIONIN  E HAPUR: “NË FOKUS PENSIONI PRIVAT, DOMOSDOSHMËRIA E ZHVILLIMIT TË TIJ PËR TË PATUR NJË JETË MË TË MIRË NË MOSHËN E PLEQËRISË”
Next Post
“NJË BOTË MES DY KULTURASH – STERJO SPASSE DHE RËNDËSIA E VEPRËS SË TIJ LETRARE”- VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË NË BASHKËPUNIM ME SHOQATËN MAQEDONASE “SONCE” NË KUADËR TË NISMËS “KËRKIMI SHKENCOR NË LETËRSI”