“REFORMA E LIGJIT PËR PARTITË POLITIKE” ISHTE FOKUSI I NJË TRYEZE KONSULTIMI TË ZHVILLUAR NË MJEDISET E FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE

27 nëntor 2024 – Gjetjet dhe rekomandimet e studimit “Reforma e ligjit për partitë politike” u diskutuan në një tryezë konsultimi, e cila u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane.

Në takim morën pjesë këshilltarë bashkiakë, përfaqësues të degëve vendore të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, staf akademik dhe studentë.

Prezantimine e këtyre gjetjeve e bëri profesor Afrim Krasniqi, ndërsa znj. Edlira Çepani nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” foli për aksesin e grave kandidate në financat publike të partive politike.

Më pas diskutimet u fokusuan në prioritetet e reformës së ligjit për partitë politike, mekanizmat për rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit, si dhe për mundësimin e aksesit të kandidateve gra dhe vajza në financat publike të partive politike.

Demokracia e brendshme e partive politike dhe fuqizimi i grupimeve brenda tyre, siç janë forumet e grave dhe të të rinjve, si thelbësore për përfshirjen në politikë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në demokracinë përfaqësuese.

 

 

Postimi i Mëparshëm
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË DREJTORINË RAJONALE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, KORÇË
Postimi Pasues
URDHËR NR 825, DT. 27.11.2024 “PËR SHPALLJEN E FILLIMIT TË PROCESIT ZGJEDHOR DHE DATËS SË ZHVILLIMIT TË ZGJEDHJEVE PËR KËSHILLIN STUDENTOR TË UNIVERSITETIT FAN S. NOLI”