27 nëntor 2024 – Gjetjet dhe rekomandimet e studimit “Reforma e ligjit për partitë politike” u diskutuan në një tryezë konsultimi, e cila u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane.
Në takim morën pjesë këshilltarë bashkiakë, përfaqësues të degëve vendore të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, staf akademik dhe studentë.
Prezantimine e këtyre gjetjeve e bëri profesor Afrim Krasniqi, ndërsa znj. Edlira Çepani nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” foli për aksesin e grave kandidate në financat publike të partive politike.
Më pas diskutimet u fokusuan në prioritetet e reformës së ligjit për partitë politike, mekanizmat për rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit, si dhe për mundësimin e aksesit të kandidateve gra dhe vajza në financat publike të partive politike.
Demokracia e brendshme e partive politike dhe fuqizimi i grupimeve brenda tyre, siç janë forumet e grave dhe të të rinjve, si thelbësore për përfshirjen në politikë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në demokracinë përfaqësuese.