Në datat 14-18 prill 2025 u zhvillua në Universitetin e Prishtinës mobiliteti III në kuadër të projektit bilateral “Mirëqenia emocionale dhe sociale e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë”, i mbështetur nga AKKSHI dhe MASHT.
Ky takim bëri bashkë departamentin e Shkencave Sociale Universiteti “Fan S. Noli” dhe departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës në një bashkëpunim, ku u ndanë rezultatet paraprake të mbledhjes së të dhënave në terren dhe u diskutuan sfidat dhe mundësitë që dalin nga ky studim i ndjeshëm e me rëndësi të madhe sociale.
Në ditën e tretë të takimit u diskutuan gjetjet e pilotimit të instrumentave të matjes me ekipin e Prishtinës dhe me një grup studentësh të programit “Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Këshillim” pranë Fakultetit Filozofik.
Takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar rrjetëzimin akademik mes dy universiteteve dhe për të planifikuar fazat e mëtejshme të projektit.
Falënderime dhe mirënjohje u përcollën në takim për angazhimin, përkushtimin dhe vizionin e përbashkët.








