Në datën 26 gusht 2024 Presidenti i Republikës, Sh. T. z. Bajram Begaj dekretoi rektorët e rinj të Universiteteve.
Gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoninë e dekretimit, Presidenti u ndal në sfidat me të cilat përballet sot arsimi i lartë shqiptar dhe në misionin e drejtuesve të universiteteve publike.
Ndërsa iu drejtua rektorëve të rinj, Presidenti e cilësoi këtë ditë si pikënisje që do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre akademike:
“Ju po bëheni drejtues të një komuniteti dinamik, të gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat që dikton e sotmja dhe e ardhmja e vendit”– u shpreh ndër të tjera Presidenti.