PARLAMENTI STUDENTOR I UNIKO ZHVILLOI MBLEDHJEN E RADHËS, KU NJË HAPËSIRË E VEÇANTË I`U KUSHTUA PËRVOJAVE STUDENTORE NË MOBILITETET ERASMUS+

Në datën 29 janar 2025 u mblodh Parlamenti i Studentëve i thirrur nga Këshilli Studentor i Universitetit “Fan S. Noli”.

Në takim u trajtuan disa çështje të rendit të ditës, si dhe kalendari i veprimtarive për vitin akademik 2024-2025.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë dinamike dhe biseda konstruktive, ku të rinjtë patën mundësinë të shprehin pikëpamjet dhe propozimet e tyre rreth politikave rinore dhe atyre sociale.

Një hapësirë e veçantë gjatë mbledhjes iu kushtua takimit me tre studentet e Fakultetit të Ekonomisë, të cilat ndanë me bashkëmoshatarët përvojën e tyre të veçantë gjatë vizitës në Universitetin e Orleonit, Francë në kuadër të programit Erasmus+.

Studentet Denada Ramo, Gabriela Foto dhe Klerisa Lako treguan se si i ka ndihmuar kjo përvojë jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në zhvillimin e aftësive të tyre ndërkulturore dhe profesionale.

Sipas presidentes së Këshillit Studentor të UNIKO, Fjorela Bajraktari ky bashkëbisedim rrit ndërgjegjësimin dhe informimin mbi mundësitë që ofron për studentët ky program, duke shprehur rëndësinë që kanë këto takime për promovimin e mundësive që ofrohen për studentët e UNIKO.

Previous Post
U SHFAQ NË UNIKO PREMIERA E DOKUMENTARIT “VAKËFET E KORÇËS”
Next Post
Njoftohen studentet te cilët nuk përfitojnë përjashtim nga pagesa e tarifës vjetore të shkollimit se afati për shlyerjen e tarifës është data 31/01/2025

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right