Dhjetor 2024-Tre studentë nga Universiteti i Banja Lukes, Bosnje-Herzegovine, Sanja Dujakovic, Andrej Seva dhe Milica Dukic ishin pjese e axhendës SIC MINI_PLACEMENT të Projektit Erasmus+ SMART, në Universitetin “Fan S. Noli”.
Në këtë kuadër, ata u integruan në orë mësimore të hapura, organizuar nga prof. as. dr. Ledina Alolli dhe dr. Iva Pendavinji, me temë: “Brand Design Stretegies in the Digital Ëorld Market”.
Leksioni u fokusua në përdorimin e mjeteve TIK te SMART INNOVATION CENTER, të ngritur tashmë në UNIKO.
Studentët gjithashtu u trajnuan mbi marketingun dixhital dhe format më praktike të përdorimit të tij në treg, pranë Korce INNOVATION HUB.
Gjithashtu, gjatë vizitës në qytetin e Korçës ata patën mundësinë të vizitonin Korce City Hub, Galerinë e Artit Dixhital, Kompaninë “Një ose Zero” takime në të cilat përftuan njohuri mbi përzgjedhjen dhe zbatimin e ideve inovative në biznes.
Studentët nga Banja Luka u shoqëruan nga studentë të Fakultetit të Ekonomisë edhe në veprimtari që përfshinin njohjen dhe shkëmbimin kulturor mes dy vendeve.