NJË DELEGACION NGA AKADEMIA E SHKENCAVE E LITUANISË VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 18 tetor 2024 një delegacion nga Akademia e Shkencave e Lituanisë i kryesuar nga kryetari, akad. Jūras Banys zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”.

Delegacioni lituanez, i ftuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen në këtë vizitë në Universitetin tonë i shoqëruar edhe nga akad. Gezim Hoxha, drejtues i Seksionit të Shkencave Shoqërore; akad. Nazim Gruda dhe akad. Anila Hoda.

Në takimin me drejtues të UNIKO, si dhe në prani të akademikëve e studiuesve nga Shqipëria e Lituania, rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi u uroi mirëseardhjen, duke i njohur edhe me organizimin, ofertën akademike dhe veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë.


Kryetari i Akademisë së Shkencave të Lituanisë, akad. Jūras Banys shprehu falënderimet për mikpritjen në këtë vizitë të parë në Universitetin “Fan S. Noli”, ndërsa bërë një prezantim të përgjithshëm të sistemit arsimor në Lituani.

Të pranishmit diskutuan më pas për hapësira dhe mundësi bashkëpunimi në kuadër projektesh të përbashkëta kërkimore, konferenca e veprimtari të ndryshme.

Previous Post
Njoftim për shpalljen e procedurës për vetëkandidim për anëtarë të keshillit të etikës
Next Post
NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE ME TEMË “FORMËSOJMË TË ARDHMEN: ENERGJIA DIELLORE DHE EDUKIMI I QËNDRUESHËM”