NISMA PËR MBËSHTETJEN E START UP-VE PËRMES FINANCIMEVE DIREKTE NGA PALËT E TRETA U PREZANTUA PËR STUDENTË TË UNIKO NË KUADËR TË DITËS SË SIPËRMARRJES

Në datën 21 nëntor 2024 në kuadër të Ditës së Sipërmarrjes, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua një takim i bashkëorganizuar nga Bashkia Korçë dhe Universiteti “Fan S. Noli”.

Të pranishëm ishin studentë e pedagogë të UNIKO, dekania e Fakultetit të Ekonomisë prof. as. dr Ledina Alolli, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit dr. Romeo Terolli, z. Joan Deli, Këshilltari për Rininë pranë Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Korçë, specialistja e sektorit të teknologjisë dhe informacionit, znj. Ina Cini, të cilët diskutuan rreth nismës për mbështjetjen e start up-ve përmes financimeve direkte nga palët e treta, si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe social të të rinjve në Bashkinë Korçë.

Gjatë takimit u theksua se synimi kryesor është pajisja e të rinjve me mjete dhe informacion që do t’i ndihmojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të eksplorojnë potencialin e plotë për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm.

Përmes këtij programi, të rinjtë do të kenë mundësinë të marrin trajnime praktike dhe teorike mbi temat kryesore të sipërmarrjes, siç janë: Identifikimi i mundësive të reja ekonomike dhe tregtare në rajonin e Korçës, Hartimi i planeve të qëndrueshme të biznesit, Menaxhimi efektiv i burimeve dhe financave, Ndërtimi i rrjeteve profesionale dhe bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm të tregut etj.

Nismat e reja do të mbështeten me mentorim nga ekspertë dhe sipërmarrës me përvojë, të cilët do të ndajnë njohuritë dhe sfidat e tyre për të ndihmuar pjesëmarrësit të shmangin pengesat e zakonshme dhe të përmirësojnë qasjen e tyre në treg.

Deli u tha studentëve se ky projekt është krijuar për të nxitur kreativitetin dhe inovacionin mes të rinjve, duke u ofruar mjete praktike që do t’i ndihmojnë të ndërtojnë biznese të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe ekonomisë lokale.

Previous Post
FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE U PËRCOLLËN NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT, FEF NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR PËR STUDENTËT DHE STAFIN AKADEMIK QË I SHOQËROI GJATË PJESËMARRJES SË TYRE NË KAMPIONATIN E 9-TË NDËRUNIVERSITAR BOTËROR QË U ZHVILLUA NË ROMË, ITALI
Next Post
ELDA PURBA DHE ISUIDA BUSHO JANË DY STUDENTET E UNIKO TË CILAT U VLERËSUAN ME ÇMIM SPECIAL NË KONFERENCËN IV NDËRKOMBËTARE “(INTER)CULTURAL DIALOGUES” TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI OVIDIUS I KONSTANCËS, RUMANI

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right