NISMA E NDËRMARRË NGA INSTITUTI SHQIPTAR I STUDIMEVE NDËRKOMBËTARE (AIIS) PËR TË RISJELLË NË VËMENDJE PERIUDHËN E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DHE SHPËTIMIN E HEBREJVE GJATË SAJ ISHTE NË QENDËR TË NJË TAKIMI TË ZHVILLUAR NGA PËRFAQËSUES TË KËTIJ INSTITUTI ME PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NDËRSA NJË TJETËR TAKIM I ZHVILLUAR PREJ TYRE ISHTE EDHE AI ME TEMË “RADIKALIZIMI I DHUNSHËM DHE PARANDALIMI I TIJ”, KU MORËN PJESË PEDAGOGË E STUDENTË TË FSHNH

Në datën 20 dhjetor 2021, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universiteti “Fan S. Noli” drejtorja ekzekutive e Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare (AIIS), znj. Alba Çela zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me pedagogë të departamentit të Histori-Gjeografisë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Qëllimi i takimit ishte njohja e pedagogëve me nismën e ndërmarë nga AIIS dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri të organizonin këtë bisedë në kuadër të 75-vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, ku u fol për mikpritjen e familjeve hebreje gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, fundin e Luftës së Dytë Botërore, Holokaustin etj. Znj. Çela i ftoi pedagogët që nëpërmjet njohurive të tyre të kontribuonin gjithashtu në zgjerimin e kësaj teme si në aspektin historik, ashtu edhe në atë shoqëror. Gjatë takimit nëpërmjet një videomesazhi historiani i njohur ndërkombëtarisht prof. Berndt Fischer foli mbi rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve në Luftën e Dyte Botërore.

Ndërkohë një tjetër takim i zhvilluar në datën 21 dhjetor 2021 ishte ai me pedagogë e studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, ku bashkë me drejtoren ekzekutive të AIIS, znj. Albana Çela ishte e pranishme edhe koordinatorja e Qendrës Kundër Radikalizimit të Dhunshëm në kryeministri, znj. Eda Buci. Në këtë takim të zgjeruar me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studentëve të UNIKO u trajtua tema “Radikalizmi i dhunshëm dhe parandalimi i tij”. Në fjalën e hapjes dekani i FSHNH, prof. as. dr. Sonela Stillo falënderoi organizatorët e takimit, ndërsa u shpreh e hapur për bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen. Më pas, znj. Çela u ndal në rëndësinë që ka diskutimi i çështjeve të ekstremizmit dhe të komunikimit ndërkulturor në shkollat dhe universitetet shqiptare, mes tyre edhe në Universitetin e Korçës.

Znj. Buci prezantoi në vijim pikat kryesore të strategjisë kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke vënë theksin në natyrën komplekse dhe heterogjene të radikalizmit. Ato shprehën nevojën e përfshirjes së temave që mbulojnë radikalizimin e dhunshëm në kapituj të veçantë të kurrikulës universitare, me qëllim parandalimin e fenomeneve shqetësuese shoqërore. Në takim morën pjesë edhe pedagogë dhe studentë nga departamenti i Histori-Gjeografisë të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme në qytetin e Korçës. Pjesë e diskutimeve u bënë edhe të pranishmit me mendimet e tyre në lidhje me rëndësinë që ka përfshirja e fenomentit të ekstremizmit në kurrikulën universitare të programeve të veçanta.

Previous Post
NISMA E NDËRMARRË NGA INSTITUTI SHQIPTAR I STUDIMEVE NDËRKOMBËTARE (AIIS) PËR TË RISJELLË NË VËMENDJE PERIUDHËN E LUFTËS SË DYTË BOTËROR DHE SHPËTIMIN E HEBREJVE GJATË SAJ ISHTE NË QENDËR TË NJË TAKIMIT TË ZHVILLUAR NGA PËRFAQËSUES TË KËTIJ INSTITUTI ME PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NDËSRSA NJË TJETËR TAKIM I ZHVILLUAR PREJ TYRE ISHTE AI ME TEMË “RADIKALIZIMI I DHUNSHËM DHE PARANDALIMI I TIJ”, KU MORËN PJESË PEDAGOGË E STUDENTË TË FSHNH
Next Post
“NË KËTË FUNDVITI ME BANORËT E QENDRËS REZIDENCIALE TË ZHVILLIMIT, KORÇË”- PROJEKTE NDËRGJEGJËSUESE TË STUDENTËVE TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “ADMINISTRIM DHE POLITIKA SOCIALE”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right