Në datën 25 shtator 2025 u nënshkrua marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin “Fan S. Noli”, “Ngritja e Qëndrës së Përpunimit të të Dhënave Mbështetur në Inteligjencën Artificiale në UNIKO”.
Ky është një projekt midis Këshillit të Qarkut, TIKA dhe UNIKO.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Rektoratit u theksua se Qendra Inovative e Teknologjisë së Lartë do të shërbejë për të gjithë studentët dhe hulumtuesit duke u dhënë mundësinë e aksesimit në një database të gjerë që ndërlidh informacionin midis fakulteteve të UNIKO.








