Në datën 10 qershor 2021 në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një tryezë diskutimi me pjesëmarrje të gjerë të aktorëve të arsimit universitar dhe parauniversitar, për problemet që lidhen me aspekte të ndryshme të ligjit të arsimit në institucionet arsimore. Ky takim, ku ishin të pranishëm mësues të arsimit parauniversitar, përfaqësues të shoqërisë civile, pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli”, përfaqësues të DAR Korçë, vjen si një tur bashkëbisedimesh i drejtuar nga znj. Irsa Ruçi, eksperte arsimi dhe ka për qëllim evidentimin e problemeve që shoqërojnë arsimin në të gjithë ciklet e tij. Të pranishmit diskutuan për çështje të ndryshme, si kurrikula në arsimin parauniversitar, Matura Shtetërore, rekomandime për ndryshime në Ligjin e Arsimit të Lartë etj. Qëllimi i këtij takimi ishte nxjerrja e rekomandimeve dhe përcjellja e tyre për zgjidhje në strukturat përkatëse të Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.
NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U ZHVILLUA NJË TRYEZË GJITHËPËRFSHIRËSE DISKUTIMI PËR EVIDENTIMIN E PROBLEMEVE ME TË CILAT PËRBALLEN INSTITUCIONET ARSIMORE TË RAJONIT TË KORÇËS
Previous Post
“SFIDAT E BIZNESIT NË EPOKËN DIGJITALE”-KONFERENCË STUDENTORE E ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I EKONOMISË I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Next Post
FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, NË VIJIM TË VEPRIMTARIVE ME RASTIN E THEMELIMIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, ORGANIZOI KONFERENCËN STUDENTORE ME PUNIME TË STUDENTËVE TË DEPARTAMENTEVE TË TIJ