NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PO ZHVILLOHET AKADEMIA VERORE “BALLKANI NË RRËNJËT E STUDIMEVE GJUHËSORE, LETRARE, HISTORIKE DHE ETNOGRAFIKE” I ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN “ST. CYRIL AND ST. METHODIUS”, VELIKO TARNOVO, UNIVERSITETIN “ARISTOTELI”, SELANIK DHE INSTITUTIN “GOETHE”, TIRANË

Në datën 7 maj 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” filloi Akademia Verore “Ballkani në rrënjët e studimeve gjuhësore, letrare, historike dhe etnografike” i organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Universitetin “St. Cyril and St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Universitetin “Aristoteli”, Selanik dhe Institutin “Goethe”, Tiranë.

Në ceremoninë zyrtare të çeljes së Akademisë përshëndetën pjesëmarrësit rektori dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello dhe prof. as. dr. Benita Stavre, si dhe autoritete nga universitetet bashkëorganizatorë.

Punimet e Akademisë vijuan me folësin kryesor të kësaj seance plenare, prof. Maria Todorova, University of Illinois Urbana-Champaign, njëkohësisht “Doctor Honoris Causa” i Universitetit “Fan S. Noli”. Prof. Todorova referoi temën:  Is “the Other” a Useful Cross-cultural Concept? Some Thoughts on Its Implementation to the Balkan Region” (A është “tjetri” një koncept i dobishëm ndërkulturor? Disa mendime mbi zbatimin e tij në rajonin e Ballkanit).

Seanca e parë u mbyll me një veprimtari jashtëkurrikulare, ku pjesëmarrësit e Akademisë vizituan Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Muzeun Kombëtar të Arsimit, Korçë.

Ndërkohe Akademia po vijon me module të organizuara në mjedise të ndryshme në Universitet, në institucione e zona të ndryshme të rajonit të Korçës, ku studentët kanë marë pjesë në ligjërime me tema të ndryshme. Njëkohësisht ata janë njohur edhe me kulturën, historinë, traditat e kulinarinë e zonave të veçanta të rajonit tonë.

Previous Post
STUDENTË TË FE MORËN PJESË NË SEMINARIN ME TEMË: “CUISINE AND RESTAURANT BUSINESS IN BOSNIA AND HERZEGOVINA” QË U MBAJT ONLINE NGA MJESHTRI PEDRAG TOSIC
Next Post
DEPARTAMENTI I GJUHEVE TË HUAJA FESTOI 30-VJETORIN E KRIJIMIT TË TIJ

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right