NË FAKULTETIN E BUJQËSISË U PREZANTUA PROJEKTI ERASMUS + “STRENGTHENING TECHNOLOGICAL TRANSFER OFFICES IN ALBANIAN UNIVERSITIES”

Në datën 13 korrik 2021, në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u prezantua projekti Erasmus + “Strengthening technological transfer offices in Albanian Universities”, një projekt ky që angazhon stafin akademik, stafin administrativ, studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, si dhe ndërmarrje private, kryesisht të profilit agro-ushqimor të rajonit të Korçës. Koordinatorja e projektit për Universitetin e Korçës, dr. Aldona Minga u shpreh se qëllimi i këtij prezantimi është edhe promovimi i Zyrës së Transferimit të Teknologjive në UNIKO, e cila do të ofrojë mbështetje këshilluese përmes trajnimeve në drejtim të zbatimit të produkteve të kërkimit shkencor në realitetin e ndërmarrjeve private, në mënyrë që këto të fundit të përmirësojnë shërbimet dhe produktet që ofrojnë. Për të pranishmit referuan z. Damiano Petruzzella (Instituti Akademik Mesdhetar, Bari, Itali), z. Vincenzo Fucilli (Sinagri- Kompania për Zhvillimin Rural, Kërkimin dhe Transferimin e Teknologjive në Bujqësi, pjesë e Universitetit “Aldo Moro”, Bari), znj. Ida Borelli (IBD Group- Tirana) dhe znj. Anna Maria Demarinis, Universiteti “Aldo Moro”, Bari). Trajnuesit vunë theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve kërkimore-shkencore dhe bizneseve, në rajon dhe jo vetëm, në përshtatjen e praktikave më të mira në drejtim të zhvillimit të bujqësisë, duke sjellë shembuj dhe modele konkrete të zbatuara në realitetin italian.

Previous Post
NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U ZHVILLUA NJË TRYEZË GJITHËPËRFSHIRËSE DISKUTIMI PËR EVIDENTIMIN E PROBLEMEVE ME TË CILAT PËRBALLEN INSTITUCIONET ARSIMORE TË RAJONIT TË KORÇËS
Next Post
SEKRETARJA E SHTETIT PËR DIASPORËN NË REPUBLIKËN E RUMANISË ZNJ. OANA URSACHE DHE AMBASADORI RUMUN NË SHQIPËRI Z. OCTAVIAN SERBAN VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right