NË DEPARTAMENIN E MENAXHIMIT U PREZANTUA PROJEKTI “VLERËSIMI I AFTËSIVE DIGJITALE TË STUDENTËVE TË UNIKO SI DOMOSDOSHMËRI NË PËRBALLIMIN EFEKTIV TË SFIDAVE NË EPOKËN E TRASFORMIMEVE DIGJITALE” I FINANCUAR NGA TË ARDHURAT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 20 mars 2025 në departamentin e Menaxhimit u prezantua projekti “Vlerësimi i aftësive digjitale të studentëve të UNIKO si domosdoshmëri në përballimin efektiv të sfidave në epokën e trasformimeve digjitale”, nga dr. Emil Frashëri, drejtues i projektit.

Qëllimi kryesor sipas tij është vlerësimi sa më i saktë i aftësive digjitale të studentëve të UNIKO, për orientimin efektiv të politikave dhe ndërhyrjeve institucionale, në funksion të rritjes së cilësisë së ofertës akademike dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të institucionit.

Një qasje metodologjike inovative, bazuar tek modele të avancuata statistikore, e cila mendohet t’i shërbejë më së miri qëllimit të këtij studimi.

Previous Post
Departamenti i Historisë dhe i Gjeografisë, Universiteti “Fan S. Noli”, organizon workshopin me temë “Mësimdhënia e historisë dhe e gjeografisë: Sfidat e sotme dhe drejtimet e së ardhmes”
Next Post
PROJEKTI INSTITUCIONAL “STUDIMI I PERCEPTIMIT TË GRUPEVE TË NDRYSHME TË INTERESIT MBI MBROJTJEN CIVILE NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE DHE NEVOJA PËR ÇELJEN E NJË PROGRAMI MASTER PRANË UNIKO” U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E HISTORI-GJEOGRAFISË