NDËRKOMBËTARIZIMI- PËRMBYLLET ME SUKSES CIKLI I LEKSIONEVE TË HAPURA NGA PEDAGOGU LUIS FELIPE CORREA LETELIER I ESTONIAN UNIVERSITY OF LIFE SCIENCES

Në datat 1-2 prill 2025 u zhvillua në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” një cikël leksionesh të hapura nga pedagogu Luis Felipe Correa Letelier i Estonian University of Life Sciences. Ai mbajti me studentë të programit “Menaxhim Veterinar”, UNIKO, nxënës të Shkollës Profesionale Shërbime Korçë (drejtimi veterinari), veterinerë zyrtarë dhe privatë dhe të apasionuarve pas hipizmit temat: “Qasja ndaj kalit me kolikë: Menaxhimi mjekësor dhe kirurgjikal” dhe “Menaxhimi i plagëve të kalit” të cilat u trajtuan në ditën e parë ndërsa në ditën e dytë u trajtuan temat: “Menaxhimi i plagëve të kalit: Stabilizimi dhe menaxhimi i frakturave në fushë” dhe “Karakteristikat klinike të tetanozit te kuajt; Sinusiti tek kali”.

Në ditën e dytë krahas leksionit të hapur, prof. Luis Felipe i shoqëruar nga stafi i UNIKO vizitoi edhe “Shtëpinë e Kuajve” një qendër hipizmi në qytetin e Korçës, ku ndodhen rreth 40 kuaj racash për kompeticione dhe agroturizëm.

Ai ndau me stafin e pranishëm të kësaj “shtëpie” ekpertizën e tij dhe Universiteti në këtë kuadër zgjeron bashkëpunimin duke përmbushur edhe objektivin terciar të tij që është shërbimi ndaj të tretëve.

Pedagogu Luis Felipe Correa Letelier nga Estonian University of Life Sciences ishte në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të programit Erasmus + duke e çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin ndërinstitucional dhe procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit tonë.

Previous Post
Shitje jonxheje me siperfaqe
Next Post
STAFI AKADEMIK I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PJESËMARRËS NË COST ACTIONS (EUROPEAN COOPERATION IN SCIENCE AND TECHNOLOGY)

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right