“MËSUESI I GJUHËS DHE I LETËRSISË NË TREGUN E PUNËS”-TRYZË Ë RRUMBULLAKËT E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË 

Në datën 3 qershor 2022, departamenti i “Gjuhës dhe i Letërsisë” organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Mësuesi i gjuhës dhe i letërsisë në tregun e punës” me mësues të arsimit parauniversitar në qarkun e Korçës. Takimin e përshëndeti fillimisht dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila ndër të tjera tha se ështe shumë i rëndësishëm  dialogu mes të gjithë aktorëve në fushën e arsimit për të përmirësuar kurrikulat tona, në mënyrë që diplomat t’i përgjigjen gjithnjë e me mirë kërkesave të tregut të punës. Ajo e vlerësoi këtë tryezë të rrumbullakët si nismën e një debati në nivel rajonal dhe me gjerë për të bërë më të mirën e mundshme për t’u përballur me sfidat e Arsimit të Lartë sot në Shqipëri. Përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Anyla Saraçi theksoi nevojën e organizimit të kësaj tryeze për të evidentuar pozicionin e mësuesit të gjuhës dhe letërsisë në tregun e punës, sfidat me të cilat përballet ai dhe forcimin e rolit të Universitetit në formimin e mësuesve me kompetenca profesionale.

Në fjalën e tij z. Nikolin Gërmenji, përgjegjës i Sektorit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional në DRAP, Korçë bëri një panoramë të qartë të nevojave dhe arritjeve të mësuesve të këtij profili në tregun e punës, me të dhëna konkrete nga DRAP, ZVA dhe provimet e shtetit. Me pas, prof. as. dr Anyla Saraçi dhe lektori Olger Brame paraqitën drejtimet e punës së programeve të studimit që përgatitin mësues në departamentin e “Gjuhës dhe të Letërsisë”.

Në seancën e dytë fokusi i diskutimit ishin:  “Aftësitë e mësuesit të gjuhës dhe të letërsisë në tregun e punës”; “Aftësitë e fituara nga studimet në programet e ciklit të dytë Master në Mësuesi”, ku pati shkëmbim përvojash midis mëuesve që kanë mbaruar me sistemin e vjetër 4- vjeçar dhe atyre që kanë mbaruar studimet me dy cikle, BA dhe Master.

Përvoja dhe ide u sollën më pas në lidhje me praktikat mësimore brenda programit të studimit dhe praktika profesionale 1- vjeçare për kandidatët për mësues, ndryshime të mundshme për përmirësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave që ofrohen në programin e studimit Master Profesional “Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë”, aftësimi profesional i mësuesve përmes qendrave të formimit të vazhduar dhe rrjetit profesional të mësuesve.

Previous Post
“VLERA E CERTIFIKIMIT NË FUSHAT E IT”-LEKSION I HAPUR I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS, KU I FTUAR ISHTE Z. ARMAND AGOLLI, CTO I ATOM COMPUTERS DHE PEDAGOG PRANË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Next Post
NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL KONSULLATA E PËRGJITHSHME E GREQISË, KORÇË NË BASHKËPUNIM ME FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ORGANIZUAN PËR STUDENTËT E KËTIJ FAKULTETI SHFAQJEN E DOKUMENTARIT “ENIGMA E KEROS”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right