“MËSIMDHËNIA E HISTORISË DHE E GJEOGRAFISË: SFIDAT E SOTME DHE DREJTIMET E SË ARDHMES” WORKSHOP I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË, UNIKO

Në datën 4 prill 2025 departamenti i Historisë dhe i Gjeografisë, Universiteti “Fan S. Noli”, organizoi workshopin me temë “Mësimdhënia e historisë dhe gjeografisë: Sfidat e sotme dhe drejtimet e së ardhmes”, ku morën pjesë mësues të profilit të Historisë dhe të Gjeografisë në arsimin parauniversitar (mësuesit e gjimnazeve dhe shkollave nëntëvjeçare) në qarkun e Korçës.

Takimin e hapi përgjegjësja e këtij Departamenti prof. as. dr. Edlira Menkshi, e cila tha se qëllimi është rritja e rolit të historisë dhe gjeografisë në formimin profesional dhe qytetar të nxënësve nëpërmjet përmirësimit në kurrikulën e arsimit.

Më pas të pranishmit diskutuan çështje të tilla, si: vendi që zë sot historia dhe gjeografia në kurrikulën e arsimit; metodologjitë bashkëkohore në mësimdhënien e historisë dhe gjeografisë dhe përdorimi i tyre në këtë proces; ritja e rolit të mësuesit të këtyre dy lëndëve në procesin  e mësimdhënies dhe transmetimit të njohurive; trajtimi i çështjeve të historisë dhe gjeografisë në disiplinat e tjera; sfidat me të cilat përballen sot mësuesit e historisë dhe gjeografisë në zbatimin e kurrikulës dhe në procesin e mësimdhënies etj.

Në takim u ra dakord që tryeza të tilla diskutimi të vijojnë edhe në të ardhmen, si ajo që do të organizohet së shpejti me nxënës të arsimit parauniveristar.

Këto takime zgjerojnë dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin e Universitetit tonë me shkollat e arsimit parauniveristar, duke nxitur interesin e duke i ofruar më tepër maturantët me Universitetin.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN BOTËRORE TË AUTIZMIT
Next Post
REZULTATET E STUDIMIT NË LIQENIN E PRESPËS SË VOGËL DHE BURIMIN E DEVOLLIT U PREZANTUAN NË KUADËR TË PROJEKTIT SHKENCOR “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right