Në datën 24 janar 2025 u zhvillua Konferenca IV Studentore “Unlocking Digital Transformation” e organizuar nga Canadian Institute of Technology Instituti Kanadez i Teknologjisë në bashkëpunim me Fakulteti i Ekonomisë – UNIKO në mjediset e CIT.
Në këtë konferencë morën pjesë me punimet dhe projektet e tyre inovative edhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Gabriela Foto me temën, “Zero Trust Security”; Silvia Goci me “Ndikimi i TVSH-së në buxhetin e familjeve në qytetin e Korçës”; Klea Lenja me “Ndikimi i turizmit nga të huajt në Ekonominë rurale të rajonit të Korçës” dhe Denada Ramo & Klerisa Lako me temën “Rishikimi i ciklit të jetës së produktit dhe implikimet për marketingun”.
Në përfundim të takimit, për të gjithë studentët pjesëmarrës u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje në shenjë vlerësimi për punën dhe kontributin e tyre në këtë konferencë.