“KULTURA DHE DINAMIKAT E JETËS NË SHOQËRINË SHQIPTARE NË TRANZICION: “LIBRI “AMERICAN DREAM” DHE VEÇORITË E PËRKTHIMIT” ISHTE TEMA E NJË TAKIMI QË STUDENTËT E PROGRAMIT “KULTURË, MEDIA EDITIM” ZHVILLUA ME PROTAGONISTIN E LIBRIT BIOGRAFIK “AMERICAN DREAM”, Z. BEQIR POTKA

Studentet e Universitetit “Fan S. Noli” që studiojnë në programin Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim” zhvilluan një takim me temë “Kultura dhe dinamikat e jetës në shoqërinë shqiptare në tranzicion: “Libri “American dream” dhe veçoritë e përkthimit”, ku i ftuar ishte z. Beqir Potka, protagonist i librit biografik “American Dream”, të shkruar nga pedagogu prof. as. dr. Erisi Rusi dhe të përkthyer në gjuhën angleze nga prof. as. dr. Eriola Qafzezi. 

Takimi ishte në kuadër të lëndës “Kulturë përkthimi”, pjesë e kurrikulës së këtij programi studimit, duke mundësuar një qasje krahasimore të botimit të librit në gjuhën shqipe dhe angleze për të nxjerrë në pah veçoritë gjuhësore dhe përshtatjet e mundshme mes dy teksteve. 

Në këtë takim, z. Potka i njohu studentët me elemente të përmbajtjes së librit, duke u ndalur në pereceptimin e tekstit nga publiku shqiptar dhe ai amerikan. 

Studentët u fokusuan në prezantimin e eseve të tyre, që lidheshin me elemente studimi si: Natyra e veprës letrare dhe marrëdhëniet -i huaj- kombëtar – i njohur; Ngjashmëritë dhe dallimet midis botëkuptimit amerikan dhe atij shqiptar sa i takon: 

a- marrëdhënies me jetën dhe vdekjen;

b- raportit me lirinë;

c- raportit me miqësinë dhe dashurinë;

d- raportit me institucionet dhe ligjet.

3- letërsia që do përkthyer dhe sistemi i pritjes.  Çfarë ofron teksti i përkthyer në kulturën tjetër etj. 

Previous Post
DR. VIRGIL STEFAN NITULESCU, DREJTUES I MUZEUT KOMBËTAR TË FSHATARIT RUMUN VIZITOI UNIKO, KU ZHVILLOI NJË TAKIM EDHE ME DREJTUES TË INSTITUCIONIT
Next Post
PRESIDENTI I REPUBLIKËS, SH. T. Z. BAJRAM BEGAJ DEKRETOI REKTORËT E RINJ TË UNIVERSITETEVE

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right