“KOSOVA- SHTET: SFIDA DHE ARRITJE- RRUGA DREJT PAVARËSISË”

SESION SHKENCOR I ZHVILLUAR NË MJEDISET E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ME TË FTUAR PEDAGOGË E STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË HISTORI- GJEOGRAFISË DHE TË FAKULTETIT, SI DHE PEDAGOGË E STUDIUES TË UNIVERSITETIT “HASAN PRISHTINA”, KOSOVË DHE UNIVERSITETIT TË TIRANËS SI BASHKORGANIZATORË TË KËSAJ VEPRIMTARIE

Në datën 18 shkurt 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një sesion shkencor me temë: “Kosova- Shtet: Sfida dhe Arritje- Rruga Drejt Pavarësisë” organizuar nga departamenti i Histori-Gjeografisë në bashkëpunim me Universitetin “Hasan Prishtina”, Kosovë dhe me Universitetin e Tiranës. Takimin e hapi zëvendësdekani i FEF, dr. Orjon Ago, ndërsa dekania e këtij Fakulteti, prof. as. dr. Jonela Spaho e cila përgëzoi organizatorët e këtij sesioni shkencor, duke theksuar ndër të tjera së nuk duhen harruar plagët e mijëra individëve dhe ushtarëve të UÇK-së, pa luftën çlirimtare të të cilëve Kosova nuk do të kishte sot lirinë dhe pavarësinë.

Pedagogu i ftuat nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë, prof. Arsim Sinani referoi temën: “Kosova nga shkëputja e dhunshme në vitin 1945. Ripushtimi serb deri në pavarësinë e saj”. Më pas, studentë e ish-studentë të departamentit të Histori-Gjeografisë nëpërmjet një dokumentari pasqyruan krimet serbe në Kosovë në periudhën 1998-1999. Profesori i UT, Petrit Nathanaili referoi temën: “Kosova një precedent ose jo në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare”. Kumtesa të tjera të cilat u referuan në këtë sesion shkencor ishin:

“Historia e shqiptarëve në shekullin XX në kurrikulën e historisë. Rast krahasimi Historia 9 Kosovë-Shqipëri nga dr. Alba Kreka;

“Adminisrimi Ndërkombëtar i Kosovës” (funksioni, organizimi, parimet e punës nga KFOR dhe UMNIK) nga dr. Adelina Nexhipi;

“Qëndrimi diplomatik i Italisë në çështjen e Kosovës” nga phd. Metin venxha, përgjegjës i departamentit të Histori-Gjeografisë, FEF.

Takimi vijoi me pyetje dhe diskutime nga të pranishmit, të cilët treguan interes për sfidat dhe arritjet e Kosovës në rrugën e saj drejt pavarësisë.

Previous Post
U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” SIMPOZIUMI SHKENCOR-KULTUROR “GJERGJ FISHTA NË 150-VJETORIN E LINDJES”
Next Post
“SFIDAT E INDUSTRISË TURISTIKE NË RAJONIN E KORÇËS-KOORDINIMI I GRUPEVE TË INTERESIT”-TRYEZË E RRUMBULLAKËT E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI MARKETING–TURIZMIT I FAKULTETIT EKONOMIK ME FOKUS PROBLEMET DHE SFIDAT ME TË CILAT PËRBALLET SOT INDUSTRIA TURISTIKE NË RAJONIN E KORÇËS

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right