“KORÇA NGA LUFTA E PARË BOTËRORE NË VETËQEVERISJE”, NË PËRKUJTIM TË 110-VJETORIT TË FILLIMIT TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE DHE 108-VJETORIT TË VETËQEVERIMIT TË KORÇËS- KONFERENCË SHKENCORE E BASHKORGANIZUAR ME KËSHILLIN E QARKUT KORÇË

Në datat 6-7 dhjetor 2024 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” zhvilloi punimet konferenca shkencore me temë “Korça nga Lufta e Parë Botërore në Vetëqeverisje” në përkujtim të 110-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe 108-vjetorit të Vetëqeverimit të Korçës, konferencë e bashkorganizuar me Këshillin e Qarkut Korçë.

Seanca plenare u hap nga pedagogu, phd. Metin Venxha.

Më pas, duke i uruar punime të mbara kësaj konference, përshëndetën pjesëmarrësit rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Erion Nexhipi, prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë,  prof. as. dr. Arsim Sinani, Universiteti i Prishtinës etj.

Konferenca shkencore trajtoi tema në kontekstin e zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore dhe fetare në Krahinën Autonome të Korçës, kumtesa të cilat u ,mbajtën nga u mbajtën nga akademikë të Akademisë së Shkencave, profesorë të universiteteve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, studiues etj.

Në seancë plenare referuese kryesore ishte prof. dr Valentina Duka, me temën: “Korça në kontekstin e zhvillimeve politike gjatë Luftës së Parë Botërore”.

Në konferencë u referuan rreth 25 kumtesa nga 32 autorë, ndërsa në një ditë të veçantë si kjo kryetari I këshillit të Qarkut Korçë z. Erion Nexhipi i dorëzoi  pasardhësit të familjes Kota, dy Çertifikata të Dëshmorit të Atdheut akorduar nga Ministria e Mbrojtjes, për dëshmorët Odhise Nikolla Kota (1880-1911) dhe Nikolla Aleksandër Kota(1858-1914).

Në datën 7 dhjetor konferenca i vijoi punimet në tri sesione paralele në mjediset e Rektoratit.

 

 

Previous Post
UNIVERSITETI “Fan S. Noli” shpall thirrjen për aplikime nga studentë të ciklit të parë dhe ciklit të dytë, si dhe staf akademik, për pjesemarrje në konkursin “SFIDA TË TRANSFORMIMIT DIXHITAL”, organizuar në kuadër të projektit Erasmus+ Capacity Building in HE_U2SID
Next Post
ZGJERIMI DHE KONKRETIZIMI I BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ISHIN NË FOKUS TË TAKIMIT MIDIS DREJTUESEVE TË UNIKO DHE KONSULLATËS GREKE NË KORÇË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right