Në datën 1 nëntor 2024 u zhvillua një takimi midis specialistit të Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, dr. Romeo Terolli me znj. Xhensina Kapo, menaxhere e Burimeve Njerëzore, dhe me z. Lazjon Petri, menaxher i Kërkimit dhe Zhvillimit, FIX Pro.
Të dy përfaqësuesit e Kompanisë në emër të drejtuesve të saj shprehën edhe njëherë interesin për të qenë sa më afër studentëve, stafit dhe Alumni-t të UNIKO në bashkëpunime dhe projekte të tjera.
Në këtë kuadër në takim u fol edhe për hartimin e një plani pune, kjo me qëllim përfshirjen dhe ndërthurjen e veprimtarive dhe të angazhimeve të përbashkëta në të ardhmen.
Vlen të përmendim se Kompania FIX Pro, me ftesë të Universitetit është bërë gjithmonë pjesë e veprimtarive të ndryshme si takime e debate, trajnime dhe aktualisht është bërë pjesë e një projekti të Fakultetit të Ekonomisë, në kuadër të projekteve të mbështetura nga AKKSHI.