Në datën 17 maj 2023, në Fakultetin e Ekonomisë, pedagogia dr. Jorida Koçibelli në bashkëpunim me specialisten e Zyrës Doganore Korçë, msc. Edisnajda Shaholli, ish-studente e këtij fakulteti zhvilluan leksionin e hapur me teme: “Situata dhe çështje praktike të Sistemit Doganor”.
Sipas pedagoges Koçibelli, qëllimi i këtij leksioni ishte njohja e studenteve me çështje praktike të sistemit doganor në përgjithësi dhe disa praktika pune që zyra doganore e Korçës realizon në veçanti, kjo edhe në kuadër të lëndës “Sistemi Doganor”, të cilën ajo e zhvillon me studentët e programit të studimit “Financë Kontailitete”.
Studentët u njohën me disa forma të dokumentacioneve, duke realizuar vetë plotësimin e deklaratave doganore si: Import 4 dhe Eksport 1.
Në përfundim u ngritën pyetje dhe u dhanë mendime në lidhje me mënyrën e përftimit të aftësive praktike të studentëve.



