“INTEGRIMI I NJOHURIVE MBI MEDIAN NË UNIVERSITETE”-TRAJNIM ME STUDENTË TË UNIKO

Në datat 14-15 nëntor 2024 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë e trajnimit   “Integrimi i njohurive mbi median në universitete” i organizuar në kuadër të bashkëpunimit me Institutin Shqiptar të Medias.

Trajnimi kishte në fokus mënyrën se si verifikojmë faktet, imazhet, fotot dhe gjetjen e rrugëve të verifikimit dhe një sërë elementësh që lidhen me përdorimin e platformave dhe mediave online, kjo në dobi të publikut me fokus studentët.

Ky trajnimi u zhvillua nga ekspertët e komunikimit dhe medias,  z. Erlis Çela, z. Lutfi Dervishi, z.Rrapo Zguri dhe z. Emirjan Sina.

Gjatë trajnimit pati mjaft ndërveprim, pasi studentët janë përdorues të rregullt të mediave online dhe rrjeteve sociale, njëkohësisht, edhe të përdorimit të inteligjencës artificiale për qëllime të caktuatra.

Previous Post
STUDENTËT MESAZHE NDËRGJEGJËSIMI NË DITËN BOTËRORE TË DIABETIT
Next Post
Thirrje për konferencën e 6-të Ndërkombëtare “Edukimi Përtej Kufijve”- Education across Borders, “Rikonceptimi i Edukimit në Epokën Moderne” (REMA 2025)