Në datën 2 tetor 2024 në mjediset e Rektoratit u zhvillua një takim midis drejtuesve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Zyrës së Punës Korçë me qëllim thellimin e bashkëpunimit në kuadër të mbështetjes së të rinjve dhe konkretisht të studentëve me shërbime të Formimit Profesional dhe punësimit me cilësi të lartë.
Rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, drejtorja e Drejtorisë rajonale të Punës Korçë, zjn. Denada Manoku, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy institucioneve të pranishëm në takim diskutuan për mënyrat e njohjes dhe të informimit të studentëve me shërbimet, programet dhe në përgjithësi me mundësitë që kjo zyrë u ofron në drejtim të aftësimit dhe punësimit të tyre.
Në këtë kuadër u sollën edhe disa histori suksesi të studentëve të cilët pasi kanë purfunduar praktikat profesionale 6-mujore kanë arritur të lidhin edhe kontrata të rregullta pune me punëdhënësit e tyre, kjo falë përvojës së fituar dhe aftësive të treguara në punë.