Hapen aplikimet për mobilitet studentësh në Université Savoie Mont Blanc, në Francë.

Université Savoie Mont Blanc në Francë ka hapur thirrjen për mobilitet studentësh për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026 (shtator-dhjetor/janar) ose për vitin e plotë akademik (shtator-maj/qershor).

Përzgjedhja e kandidatëve kryhet nga Universiteti “Fan S. Noli”, i cili orienton edhe hapat e mëtejshëm të aplikimit, në bashkëpunim me universitetin pritës.

Dokumentet e nevojshme janë:

  1. Dëshmi e gjuhës angleze ose franceze (niveli minimal B2);
  2. Forma e aplikimit online, e plotësuar në bashkëpunim me Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare.

Semestret ndërkombëtare, që ofron universiteti pritës në gjuhën angleze, përfshijnë fushat e mëposhtme:

  1. Management (semestri 1)
  2. International Industrial and Business Management (semestri 1)
  3. Earth Sciences (semestri 2)
  4. International Tourism Management (semestri 2)

Gjithashtu, ky universitet ofron më shumë mundësi përfshirjeje të studentëve në programe studimi të tre cikleve në gjuhën franceze: guide-general-des-formations-usmb.pdf.

Informacion më i detajuar lidhur me ofertën akademike të Université Savoie Mont Blanc gjendet në këtë lidhje: USMB INFORMATION SHEET FOR ACADEMIC YEAR 2025-2026.

Data 30 mars 2025 është afati i fundit për dërgimin e dokumentacionit.

Më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të gjeni në lidhjen: Exchange program – Université Savoie Mont Blanc – academics – Research.

Për të shprehur interesin tuaj për këtë mobilitet mund të paraqiteni në Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor, dhe Shërbimeve Terciare pranë Rektoratit, kati i dytë. Gjithashtu, mund të na drejtoheni në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.

Ju mirëpresim!

Previous Post
Hapen aplikimet për mobilitete studentësh në Daugavpils University, Latvi.
Next Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË QENDRËN E TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJIVE BUJQËSORE, KORÇË