“FORCIMI I DEMOKRACISË PËRMES ANGAZHIMIT TË QYTETARËVE DHE DEMOKRATIZIMIT TË BRENDSHËM TË PARTIVE POLITIKE” ISHTE TEMA E TRYEZËS SË DISKUTIMIT TË ZHVILLUAR NË UNIKO

Në datën 7 shkurt 2025 në mjediset e  Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua një tryezë diskutimi me temë: “Forcimi i demokracisë përmes angazhimit të qytetarëve dhe demokratizimit të brendshëm të partive politike”.

Takimin e përshëndeti në emër të Universitetit “Fan S. Noli” zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko, z. Arjan Dyrmishi, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes; znj. Asli Cetinel, zëvendësambasadore, Ambasada e Hollandës në Shqipëri dhe znj. Valbona Kuko, Drejtore për Shqipërinë, Fondacioni Westminster për Demokraci.

Tema e Panelit I ishte “Demokracia e brendshme dhe transparenca e partive politike si mjete të forcimit të integritetit politik dhe qeverisjes” dhe tema e panelit II ishte “Roli i shoqërisë civile dhe akademisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe demokratizimit të vendit”.

Projekti “Nxitja e dialogut publik dhe përfshirjes qytetare për të garantuar llogaridhënien e partive politike dhe integritetin e zgjedhjeve”, zbatuar nga CSDG, Forumi i Mendimit të Lirë dhe New Policy Group, me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, është një përpjekje për të krijuar një platformë diskutimi ndërmjet aktorëve të rëndësishëm shoqërorë.

Ky aktivitet u zhvillua gjithashtu në kuadër të Muajit të Angazhimit të Shoqërisë Civile për Bashkimin Europian, duke shërbyer si një shtysë për të rritur ndërgjegjësimin mbi standardet demokratike në Shqipëri. Rekomandimet e BE-së për Shqipërinë në raportin e vitit 2024 nënvizojnë rëndësinë e një demokracie funksionale, që fillon me rregullat dhe proceset brenda partive politike.

  

Previous Post
THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË SIMPOZIUMIN SHKENCOR “LLAZAR (ZAI) FUNDO- FIGURË E SHQUAR E MENDIMIT SHQIPTAR DHE EVROPIAN”
Next Post
Hapen aplikimet për shkëmbime studentore në Austri

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right