“FAN NOLI: APOSTULLI” DHE “FAN NOLI: REBELI” 2 LIBRAT NË FOKUS TË NJË BASHKËBISEDIMI ME GAZETARIN DHE STUDIUESIN ILIR IKONOMI

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, organizoi një bashkëbisedim me gazetarin dhe studiuesin Ilir Ikonomi, autor i veprave “Fan Noli: Apostulli” dhe “Fan Noli: Rebeli”.
Të pranishëm ishin akademikë, studentë dhe studiues të historisë dhe letërsisë, etj.

Takimin e hapi përgjegjësi i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Eris Rusi, i cili tha se sot Fan Noli vjen në tempullin e dijes, që mban emrin e tij.

Këtë takim e përshëndeti edhe rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, duke e vlerësuar si një moment të rëndësishëm për të nderuar jetën dhe veprën e një prej personaliteteve më të shquara të historisë shqiptare, Fan Nolit edhe në përvjetorin e 60-të të vdekjes së tij.
Gjithashtu, vlerësimet e tyre dhanë për këtë takim, si dhe për kontributin që sjellin për historiografinë shqiptare botimet e autorit Ikonomi edhe dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, z. Albert Rakipi, kryetar i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, pedagogu dr. Ilir Shyta etj.
Autori Ilir Ikonomi u është përgjigjur më pas pyetjeve të të pranishmëve, duke ndarë me ta përvojën e tij të gjatë në hulumtimin e jetës dhe veprimtarisë së Fan Nolit. Ai vuri në dukje vështirësitë dhe sfidat që ka hasur gjatë grumbullimit të materialeve historike, ndërsa shpjegoi se gjatë këtij procesi kërkimor u desh një angazhim i madh intelektual the kohor, duke u përpjekur të ofronte një pasqyrë sa më të plotë dhe objektive të jetës dhe veprës së Nolit.
Emocione i dha takimit edhe interpretimi i alumnit të UNIKO, Mari Çaçi poezi nga krijimtaria e Fan Nolit.
Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PROMOVOI OFERTËN AKADEMIKE NË PANAIRIN “WORK & STUDY” 2025, NË KORÇË DHE POGRADEC
Next Post
STUDENTËT VLERËSOJNË – TAKIM INFORMUES DHE UDHËZUES NË LIDHJE ME SONDAZHIN KOMBËTAR TË STUDENTËVE, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right