“FALEMINDERIT, NA KENI BËRË SËRISHT KRENARË”-ME KËTO FJALË I`U DREJTUA REKTORI STUDENTËVE PJESËMARRËS NË KAMPIONATIN BOTËROR NDËRUNIVERSITAR, ROMË 2024, GJATË NJË TAKIMI QË ZHVILLOI ME TA

Në datën 12 nëntor 2024 rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi priti në takim studentët pjesëmarrës në Kampionatin Botëror Ndëruniversitar që u zhvillua në Romë nga data 6-10 nëntor 2024.

Gjatë bisedës me studentët Julian Vila, Stivi Kërëku, Erkian Mançi, Danjel Ndoj, Milen Caco, Elisa Myrtollari, Livja Topi, Uibi Ahmet, Relaksa Dauti, Redia Dauti dhe pedagogët, Mariela Burda, Julian Shishi, Arjan Kostani, Pandush Tasellari, Rektori i përgëzoi për suksesin e arritur dhe trofetë që i sollën Universitetit :

“Faleminderit që na nderuat sërisht. Ju jemi mirënjohës për këto arritje dhe për përfaqësimin që po i bëni jo vetëm Universitetit dhe qytetit të Korçës, por edhe vendit tonë”. Ndërsa vlerësoi impaktin pozitiv që këta studentë po krijojnë në universitet dhe jo vetëm, theksoi se ky sukses nuk është i rastësishëm, por rezultat i një përkushtimi të vazhdueshëm nga vetë studentët, i mbështetur edhe nga angazhimi dhe bashkëpunimi i pandërprerë i pedagogëve të tyre. “Është ky bashkëpunim që nxit frymën e suksesit, i cili shtrihet përtej auditorëve dhe garave akademike. Ne si drejtues dhe pedagogët, do të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për studentët që të zhvillojnë potencialin e tyre maksimal në çdo drejtim”.

Gjatë takimit kryetari i Shoqatës Sportive të UNIKO, dr. Arto Adili dhe përgjegjësja e departamentit të Edukimit, dr. Albina Pajo theksuan faktin se këta studentë janë një shembull i shkëlqyer i frymës së bashkëpunimit dhe përkushtimit, të cilat jo vetëm që i bëjnë ata të suksesshëm, por edhe frymëzojnë. “Ishte një skuadër studentësh kompakte dhe bashkëpunuese, që arriti të dallonte në këtë kompeticion. Angazhimi i përbashkët, student- pedagog dëshmoi se me përkushtim, përgatitje të fortë, me seriozitet e edukatë në punë suksesi është i garantuar”.

 

Previous Post
Shpallet thirrja për aplikime për studentët e interesuar për një periudhë mobiliteti në “University of Macedonia”, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus+
Next Post
TRYEZË DISKUTIMI NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ U2SID “UNIVERSITETI PËR SHOQËRINË: TRANSFORMI DIXHITAL I BALLKANIT PERËNDIMOR”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right