FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI DITËN E HAPUR ME TEMË: “SHKENCAT DHE TIK” ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DHE DEPARTAMENTI I MATEMATIKË-FIZIKËS, NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN “ALDO MORO” TË BARIT, ITALI DHE ME SHOQATËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT TË PULIAS

Në datën 28 prill 2023, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi ditën e hapur me temë: “Shkencat dhe TIK” organizuar nga departamenti i Informatikës dhe departamenti i Matematikë-Fizikës, në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit, Itali dhe me Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit të Pulias.

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u dha të rinjve mundësinë që nëpërmjet një ndërveprimi virtual të njiheshin me mundësitë e shumta që ofron fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për karrierë profesionale, në një treg gjithmonë e më të integruar dhe që funksionon në ndërveprim dixhital, pavarësisht vendodhjes fizike.

Këtë veprimtari e përshëndeti prof. as. dr. Sonela Stillo, dekane e FSHNH, si dhe prefekti i Qarkut, Korçë, z. Nertil Jole, i cili  përgëzoi drejtuesit e Universitetit dhe Fakultetit, veçanërisht Dekanen Stillo dhe pedagogun Rafail Prodani, për punën dhe përpjekjet inkurajuese që bëjnë, për të tërhequr interesin e të rinjve të shkollave të mesme, që ata t’i bashkohen rrugës së dijes pranë Universitetit të qytetit të tyre, por edhe për të shfrytëzuar mundësi e dritare plotësuese për trajnime, falë programeve që ofrohen si përvoja të vlefshme në shtete e qytete të tjera të Evropës.  

Previous Post
LIBRI “FUÇI BARUTI” I DRAMATURGUT DEJAN BUKOVSKI DHE I SHQIPËRUAR NGA MILENA SELIMI U PROMOVUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI KONFERENCËN E 5-TË NDËRKOMBËTARE “EDUCATION ACROSS BORDERS” (ARSIMI PËRTEJ KUFIJVE) ME TEMË: “INNOVATIVE EDUCATION: STRENGTHENING THE FUTURE” (EDUKIMI INOVATOR NJË MJET PËR TË FUQIZUAR TË ARDHMEN)

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right