EKIPI I PEDAGOGËVE TË PROJEKTIT “EVIDENTIMI, RUAJTJA, PËRMIRËSIMI DHE PËRDORIMI I  RESURSEVE AUTOKTONE TË BIMËVE TË RAJONIT TË KORÇËS” ZHVILLOI NJË TAKIM NË FAKULTETIN E AGROKULTURËS DHE MJEDISIT NË UNIVERSITETIN PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË

Në datën 19 dhjetor  2023 në kuadër të projektit “Evidentimi, ruajtja, përmirësimi dhe përdorimi i  resurseve autoktone të bimëve të rajonit të Korçës” i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Kuadër të Ndërkombëtarizimit të Programeve të Studimit për vitin akademik 2022 – 2023, ekipi i këtij projekti i përbërë nga pedagogë të Fakulteti të Bujqësië, prof. as. dr. Gjergji Mero, prof. as. dr. Adrian Maho, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, prof. as. dr. Gjergji Papa, prof. as. dr. Nikollaq Roshanji zhvilloi një takimin prezantues me pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Agrokulturës dhe Mjedisit, UBT Prishtinë.

Takimin e përshëndeti dekani i Fakultetit të Agrokulturës dhe Mjedisit, UBT, prof. as. dr.  Fidan Fekaj. Më pas, në takim u vlerësua puna e përbashkët e ralizuar në këtë projekt, si dhe u hodh ideja për të bërë të mundua hartimin dhe zbatimin e një projekti të ngjashëm në Kosovë.

Previous Post
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË: “KAPACITETI I INFLUENCËS DHE ROLI I SAJ NË ZHVILLIMIN E AFTËSIVE TË DREJTIMIT” I MBAJTUR NGA PROF. DR. GJERGJI PENDAVINJI
Next Post
“VLERËSIMI I PËRHAPJES SË SËMUNDJEVE QË DËMTOJNË PRODHUESHMËRINË DHE RRITJA  E AFTËSIVE KONKURUESE NË FERMAT BLEGTORALE PËRMES ZBATIMIT TË MJETEVE INOVATIVE VETERINARE” ISHTE QËLLIMI I TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NË FAKULTETIN E BUJQËSISË