CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE PËRMBYLLI EDICIONIN E TRETË TË OLIMPIADËS “RROKE SHKENCËN” ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ME SHKOLLAT E MESME TË QARKUT TË KORÇËS

Nga data 6-10 dhjetor 2021, Universiteti “Fan S. Noli” organizoi edicionin e tretë të olimpiadës “Rroke shkencën” me nxënës të 22 shkollave të mesme të qarkut të Korçës. Sipas zëvendësrektorit për mësimin, dr. Arto Adili ky vit pati një pjesëmarrje të gjerë, si dhe erdhi me risi, duke përfshirë në të edhe disiplinën e gjuhës dhe letërsisë. Ishin rreth 450 nxënës të cilët konkuruan në 7 disiplinat: Kimi, Biologji, Shkenca Sociale, Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Informatikë dhe Fizikë. Në ceremoninë përmbyllëse u bë edhe shpallja e fituesve, ku çmimin e parë ”Rroke shkencën” për këtë vit e fitoi shkolla e mesme e përgjithshme “Raqi Qirinxhi”, Korçë; çmimin e dytë kolegji “Preka” dhe në vend të tretë shkolla “Fuat Babani”, Bilisht. Me çmime nderi dhe inkurajuese u vlerësuan edhe shkollat e tjera pjesëmarrëse, të cilat gjithashtu treguan një përgatitje serioze dhe cilësore. Çmimet u ndanë nga mësues të ftuar, rektori i Universitetit, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre, kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, kryetarja e Këshillit të Qarkut, Korçë, znj. Ana Verushi, dekani i FEF, pro. as. dr. Jonela Spaho etj. Ata përgëzuan organizatorët e kësaj olimpiade, duke falënderuar edhe shkollat për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin serioz në këtë olimpiadë, e cila tashmë është kthyer në një traditë për Universitetin “Fan S. Noli”.

Previous Post
TAKIM NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT TË FAKULTETIT EKONOMIK ME DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE
Next Post
STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” U NJOHËN ME MOBILITETET NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS + DHE ME MUNDËSITË QË AI OFRON

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right