CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE-70 MEDALJE PËR MË TË MIRËT E OLIMPIADËS SË XIX TË MATEMATIKËS PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE TË EVROPËS JUGLINDORE

Në datën 9 mars 2025 u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të Olimpiadës XIX të Matematikës për Studentët e Universiteteve të Evropës Juglindore.

Në mbrëmjen e organizuar në mjediset e Teatrit “Andon Z. Çajupi” ishin të pranishëm studentë e pedagogë, titullarë të UNIKO, Shoqatës Shqiptare të Matematikës, Bashkisë Korçë etj.

Me medalje u nderuan 70 studentë, prej të cilëve 11 me Medalje të Artë, 23 me Medalje Argjendi dhe 36 me Medalje Bronzi.

Suksese të mëtejshme dhe urimet më të mira u përcollën në këtë ceremoni për të gjithë studentët pjesëmarrës.

Previous Post
“NGA ZEMRA GËZUAR”-VEPRIMTARI E STUDENTËVE TË PROGRAMIT TË STUDIMIT EFFH NË KUADËR TË 8 MARSIT