AKKSHI- Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2024
Drejtues i projektit: Dr. Eriseld Kalemaj
Departamenti i Shkencave Sociale Fakulteti i SHkencave Humane dhe Shkencave të Natyrës
Kohëzgjatja e projektit: 9 muaj
Përshkrimi i projektit:
Qëllimi kryesor i projektit është studimi i burimeve ujore dhe hidromonumenteve në rajonin e Korçës. Për këtë nuk synohet një njohje sipërfaqësore e tyre, por duke e vështruar e analizuar në disa plane. Qëllimi depërtues i projektit është të sjellë argumenta shkencore, bindëse dhe të qëndrueshme për mbrojtjen e kujdesin e këtyre ujërave. Gjithashtu të identifikojmë problemet kryesore dhe të propozojmë masat e nevojshme për mbrojtjen dhe përmirësimin e këtyre burimeve, duke ndërtuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim të ardhshëm.
Projekti ka në fokus të rinjtë si aktorë dhe si spektatorë. Pra, të rinjtë që ju flasin bashkëmoshtarëve të tyre për vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore që mbartin hidromonumentet e përzgjedhura. Kjo më pas të shërbej si një lobim për instiucionet vendimmarrëse përgjegjëse lokale e qëndrore, për bizneset, si apel për vetë komunitetin e çdo qytetar si në rajonin e Korçës ashtu edhe më gjerë.
Objektivat e projektit:
- Projekti parashikon një studim kimik e mikrobiologjik të ujrave të lartëpërmendura për të vlerësuar cilësinë e ujit dhe ndikimin tek fauna dhe flora.
- Studimi mjedisor dhe ai biokimik do t’i shërbejë qëllimit për njohjen e vlerave shëndetësore të këtyre ujërave dhe ndikimin e tyre direkt ose të tërthortë tek mirëqenia fiziologjike e psikologjike e njeriut, komunitetit apo vizitorëve.
- Referuar vlerës së tyre mjedisore si ekosistme merr rëndësi njohja për mundësitë e zhvillimit të turizimit si; ekoturizmi, sportet e aventurës, agrotrurizmi etj. Njohja e potencialeve i shërben si mbrojtjes së këtyre ekosistemeve, por edhe zhvillimit ekonomik për komunitetin vendas.
- Përfshirja e komunitetit dhe hartimi i rekomandimeve. Intervista dhe anketa për perceptimet dhe shqetësimet që ata kanë lidhur me burimet ujore. Përfshirja e komunitetit në identifikimin e masave të mundshme për mbrojtjen dhe përmirësimin e burimeve ujore.
- Hartimi i rekomandimeve dhe planit të veprimit:Mbi bazën e të dhënave studiomore projekti mund të shërbej si argument për ndërgjegjësimin e komunitetit, promovimin e turizmit, lobimin dhe advokimin në instiucionet vendimmarrëse përgjegjëse lokale e qëndrore.