BIZNESI I INTERESUAR PËR PËRFSHIRJEN E STUDENTËVE, SI DHE PËR BASHKËPUNIM ME STAFIN AKADEMIK

Në datën 6 nëntor 2024 në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit “Fan S. Noli” me bizneset që operojnë në rajonin e Korçës, u zhvillua një takim me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit në veprimtari të ndryshme studimore, praktika profesionale të studentëve dhe krijimi i hapësirave për punësimin e tyre, si dhe angazhime në projekte të përbashkëta me fokus bujqësinë.

Këto dhe të tjera diskutuan mes tyre specialistit të Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, UNIKO, dr. Romeo Terolli dhe z. Gjergji Çibuku drejtues i kompanisë “Çibuku Shpk”, e cila operon në Korçë prej vitit 1996, në sektorin e bimëve medicinale dhe aromatike.

Në takimin z. Çibuku shprehu interesin e kompanisë së tij për organoizime tw pwrbashkwta ku tw përfshihen studentët dhe stafi i UNIKO. Në këtë kuadër, u nënvizua partneriteti i ngushtë midis të dy institucioneve dhe në veçanti me Fakultetin e Bujqësisë në sektorin e bimëve medicinale dhe aromatike. Duke iu referuar takimeve dhe tryezave të diskutimeve të organizuara nga ky Fakultete, z. Çibuku u ndal ndër të tjera edhe në rëndësinë e kultivimit të bimeve si molla e egër, apo dëllinja e zezë në zonën e Korçës, si edhe nevojën për studime nga ana e Fakultetit të Bujqësisë dhe rakordimin e sinergjive të përbashkëta për këtë sektor me potencial të lartë zhvillimi dhe angazhimi jo vetëm të biznesit por edhe të studentëve në to.

 

 

Previous Post
EKSPERTI TEKNIK NDËRKOMBËTAR, Z. JERÔME LE BARS VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË BASHKINË PUSTEC

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right