BIBLIOTEKA UNIVERSITARE NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE SOCIALE DHE DEPARTAMENTIN E EDUKIMIT, ME MBËSHTETJEN E DORCAS AID, ORGANIZOI VEPRIMTARINË “FAL DASHURI” NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË LUMTURISË

Në datën 23 mars 2022, Biblioteka Shkencore e Universitetit “Fan S. Noli”, në bashkëpunim me departamentin e Shkencave Sociale dhe departamentin e Edukimit, me mbështetjen e DORCAS AID, duke iu bashkuar veprimtarive të projektit të tyre “Adopto një gjyshe”, organizoi veprimtari në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, në mjediset e Fondacionit DORCAS.

Gjatë kësaj veprimtarie, studentët u mobilizuan për të bërë të lumtur moshën e tretë duke u dhuruar atyre lule, të cilat mbartnin një mesazh që çdo student e lexonte për të ngrohur zemrat e të moshuarve, si dhe për të përgatitur ushqime të cilat ua servirën me ngrohtësi. Ata ishin kujdesur gjithashtu të pikturonin edhe postera, të cilët ua dhuruan fondacionit në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe mikpritjen. Veprimtaria vijoi me këngë, recitime e valle duke krijuar një atmosferë miqësore e të ngrohtë.

Previous Post
BIBLIOTEKA UNIVERSITARE NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE SOCIALE DHE DEPARTAMENTIN E EDUKIMIT, ME MBËSHTETJEN E DORCAS AID, ORGANIZOI VEPRIMTARINË “FAL DASHURI” NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË LUMTURISË
Next Post
GUIDA UNIKO