Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi së bashku me dekanin e Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi zhvilluan një takim me drejtorin e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Korçë z. Emiljano Muharrem.
Gjatë këtij takim u fol për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me fokus Fakultetin e Bujqësisë, si një qendër kërkimi shkencor që ndërlidh dijen me fushën e bujqësisë.
Konkretisht u dakordësua për bashkëpunimin me Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, QTTB Korçë në lidhje me laboratorët, zgjerimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor dhe mbështetje të vazhdueshme për fermerët.