BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË ZHVILLIMIT TË PRAKTIKAVE PROFESIONALE DHE PUNËSIMIT TË STUDENTËVE DHE ALUMNI-T TË UNIKO ISHTE FOKUSI I TAKIMIT MIDIS PËRFAQËSUESVE TË DY INSTITUCIONEVE

Në datën 21 tetor 2022 në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional u zhvillua një takim midis specialistit të Qendrës së Karrierës dhe Alumni-t UNIKO, dr. Romeo Terolli dhe drejtorit të NOA sh.a Korçë, z. Genti Miço.

Zhvillimi i praktikave të punës së studentëve e ish-studentëve të Universitetit tonë pranë këtij institucioni financiar synon përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale dhe personale të studentëve në tregun e punës.

Nga ana e tij, dr. Romeo Terolli shprehu mbështetjen për identifikimin dhe angazhimin e studentëve, të cilët mund të zhvillojnë praktikën mësimore pranë këtij institucioni financiar.

Ndërsa z. Miço garantoi krijimin e hapësirave për integrimin e studentëve në tregun e punës, duke shfaqur interes për punësimin e studentëve dhe Alumnit të UNIKO në NOA sh.a jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në Progradec e Bilisht, kryesisht si oficerë kredie apo menaxher dege.  

Në takim u fol edhe për mundësitë e zhvillimit të veprimtarive të përbashkëta në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Previous Post
 “STI(G)MA: STUDIM KRAHASUES I STIGMATIZIMIT NË DISKURSIN MEDIATIK NË GJUHËN SHQIPE DHE ANGLEZE NËPËRMJET TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE DIGJITALIZIMIT” ËSHTË TITULLI I PROJEKTIT KOMBËTAR TË PREZANTUAR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
KËTË VIT AKADEMIK, STAFIT TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE IU BASHKUAN PEDAGOGET E REJA, MSC. ANXHELA FEÇANJI, MSC. XHENSILA MORAVA DHE MSC. KLODIANA DHËMBI, ISH-STUDENTE TË SHKËLQYERA TË UNIKO

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right