BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË PROJEKTIT “INFRASTRUKTURA E SHKALLËZUAR E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PËR HULUMTIM BASHKËPUNUES NDËRMJET FAKULTETEVE TË UNIKO” ISHTE NË FOKUS TË TAKIMIT MIDIS PËRFAQËSUESVE TË KËSHILLIT TË QARKUT KORÇË, AGJENCISË TURKE PËR BASHKËPUNIM DHE KOORDINIM (TIKA) DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 15 janar 2025 në mjediset e FSHNH, përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli”, Këshillit të Qarkut Korçë  dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) zhvilluan një takim me fokus bashkëpunimin në kuadër të realizimit të  projektit “Infrastruktura e Shkallëzuar e Përpunimit të të Dhënave për Hulumtim Bashkëpunues ndërmjet Fakulteteve të UNIKO”.

Në takim u theksua se pas zhvillimit me sukses të projektit “Nxitja e të Rinjve në Bujqësi dhe Mbështetja e Bletarisë Moderne në Qarkun e Korçës”, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), këtë herë në fokus do të jetë teknologjia e avancuar dhe AI (Inteligjenca Artificiale), me qëllim zhvillimin rajonal dhe akademik.

Gjithashtu palët nënvizuan rëndësinë që do të ketë realizimi i këtij projekti në lidhje me përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në bujqësi, ekonomi, mjekësi dhe kërkime ndërdisiplinore; në mbështetjen për pedagogë, studiues dhe studentë, si një hapësirë moderne që promovon bashkëpunimin dhe kërkimet inovative; në zhvillimin gjithëpërfshirës për rajonin, për përparimin e Korçës si qendër e rëndësishme kërkimore dhe ekonomike.

 

Previous Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË DREJTORINË RAJONALE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, KORÇË
Next Post
NJOHURI TË REJA MJAFT INTERESANTE DHE INOVATIVE, SI EDHE PËRVOJA MBRESËLËNËSE SOLLËN STUDENTET INA BALA, FJORELA BAJRAKTARI DHE DANJA BELORTAJA PAS VIZITËS NË UNIVERSITETIN E DONJA GORIC-ËS NË MAL TË ZI

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right