Në datën 1 dhjetor 2022, në kuadër të Ditës Botërore të HIV/AIDS departamenti i Infermierisë në bashkëpunim me Shërbimin e Epidemiologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, Korçë organizuan leksionin e hapur me teme ”Barazi për të gjithë në parandalim dhe trajtim”, ku një rëndësi e veçantë iu dha parandalimit të transmetimit të HIV me qëllim përfundimin e kësaj pandemie.
Gjatë kësaj veprimtarie ndërgjegjësuese referuan pedagoget, dr. Eda Stasa dhe dr. Zhinzela Qyli, mjekja infeksioniste, znj. Merita Kroi, si dhe disa studentë të programeve të studimit “Infermieri e përgjithshme” dhe “Mami”.
Dr. Eda Stasa paraqiti situatën epidemiologjike të HIV/ AIDS sot në botë, ndërsa mjekja Kroi bëri një prezantim se si paraqitet situate në vendin tonë. Më pas, dr. Zhinzela Qyli u ndal në rëndësinë që ka kryerja e testimit për vendosjen e diagnozës së HIV. Studentët prezantuan për të pranishmit se cilat janë mënyrat e transmetimit të virusit, kategoritë e riskut, mënyrat e parandalimit të infeksionit, konfidencialitetin e testimeve dhe “luftën” që duhet bërë ndaj stigmatizimit të personave HIV-pozitivë.








