AMBASADORI I REPUBLIKËS SË RUMANISË NË SHQIPËRI, Z. OCTAVIAN SERBAN VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 29 mars 2024, Ambasadori i Republikës së Rumanisë në Shqipëri, z. Octavian Serban vizitoi Universitetin “Fan S. Noli” me rastin e 110-vjetorit të marrëdhënieve të pandërprera diplomatike midis Rumanisë dhe Shqipërisë,

Ambasadori u prit në takim nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, dhe dekanët e katër fakulteteve: prof. as. dr. Gjergji Mero, prof. as. dr. Jonela Spaho, prof. as. dr. Ledina Alolli dhe prof. as. dr. Sonela Stillo.

Gjatë diskutimit për bashkëpunimin e deritanishëm të Universitetit “Fan S. Noli” me universitetet rumune, Ambasadori Șerban shprehu mbështetjen e tij për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të tij.

Gjithashtu ai theksoi edhe rolin e veçantë që luan Universiteti “Fan S. Noli” në formimin e ekspertëve, por edhe të karaktereve, personaliteteve, të cilët do t’u përcjellin brezave të ardhshëm vlerat e qytetit të Korçës dhe autenticitetin e këtij qyteti shumë të rëndësishëm për historinë e Shqipërisë, si dhe për marrëdhëniet midis Rumanisë dhe Shqipërisë.

Me këtë rast, Ambasadori dhuroi për Universitetin librin “Pavarësia e Shqipërisë në perceptimin e opinionit publik rumun” të historianit rumun prof. dr. Stoica Lascu.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MIRËPRITI TAKIMIN E ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT “STRENGTHENING UNIVERSITY AUTONOMY AND INCREASING ACCOUNTABILITY AND TRANSPARENCY OF WESTERN BALKAN UNIVERSITIES” ME PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETEVE PARTNERE NË KËTË PROJEKT
Next Post
NJË GRUP PEDAGOGËSH NGA UNIVERSITETI BUJQËSOR I PLOVDIVIT BULLGARI ZHVILLOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TAKIME ME STAFIN E LEKSIONE ME STUDENTËT NË KUADËR TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM I QËNDRUESHËM NË AGROTURIZËM”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right