ALUMNI TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”VIJNË SOT NË UNIVERSITET SI DY PROFESIONISTË, TË CILËT E KANË GJETUR VETEN SHPEJT DHE SUKSESSHËM NË TREGUN E PUNËS

Aldo Ceko, ish-student i programit të studimit “Financë-Kontabilitet” sot Co-founder Money Minds dhe Fabian Sinani, ish-student i programit të studimit “Gjuhë Angleze” sot Co-Founder of Anodos, zhvilluan një leksion të hapur me studentët e programit “Financë-Kontabilitet”, Fakulteti i Ekonomisë.

Tregu FOREX dhe Cryptocurrency (kriptomonedhat) ishin tema e këtij leksioni që u zhvillua në kuadër të lëndës “Tregje dhe Institucione Financiare”. Pedagoget, dr. Sorina Koti dhe dr. Klaudeta Merollari falënderuan dy ish-studentët për bashkëpunimin, ndërsa vlerësuan qëllimin e këtij leksioni në lidhje me praktikimin e disa koncepteve teorike që studentët kanë marrë në këtë lëndë.

Gjatë leksionit studentët mësuan se si mund të tregtosh në FOREX, si të bësh analizën teknike përpara se të blesh apo shesësh në tregjet financiare, ndërsa një interes të veçantë ata treguan edhe për të rejat më të fundit mbi teknologjinë e blockchain.

Previous Post
U ZHVILLUA TAKIMI I PARË I PUNËS NË KUADËR TË ZBATIMIT NË UNIKO TË PROJEKTIT ERASMUS+, SUPROM
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIMIN TË FRYTSHËM ME SHKOLLAT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right