AKTIVITETET E PROJEKTIT QUADIC PËR ZHVILLIM CILËSOR TË BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR DHE MENAXHIM PROJEKTESH

Konsorciumi i projektit QUADIC mori pjesë në vizitën studimore të organizuar nga Universiteti i Perugias UNISTRAPG nga data 21 deri më 25 shkurt 2022 në Itali (https://www.unistrapg.it/en). Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua nga dr. Erinda Papa (koordinatore institucionale e QUADIC) dhe dr. Alma Karasaliu, pedagoge, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë. Qëllimi kryesor i kësaj vizite studimore ishte analizimi i problemeve të ndryshme në lidhje me hartimin e një strategjie për ndërkombëtarizim. Partnerët e projektit të BE-së, Università per Stranieri di Perugia (UNISTRAPG, Itali) dhe Université Côte d'Azur (UAC, Francë) prezantuan praktikat më të mira të universiteteve të tyre dhe diskutuan sfidat për hartimin e një strategjie për ndërkombëtarizimin. Vizita studimore ishte organizuar në mënyrë interaktive duke kombinuar prezantime, laboratorë, punë në grup dhe shërbeu si një platformë për pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve për hartimin e strategjisë efektive. Projekti QUADIC synon të rritë kapacitetet institucionale për ndërkombëtarizimin dhe menaxhimin e projekteve të partnerëve të Kosovës dhe Shqipërisë duke përdorur ekspertizën ndërkombëtare nga IAL-të evropiane pjesëmarrëse në projekt.

Previous Post
BIBLIOTEKA UNIVERSITARE ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI INFORMUESE NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË GJUHËS AMTARE
Next Post
BASHKËPUNIMI DHE KOORDINIMI SA MË EFEKTIV MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE INSTITUCIONEVE ME QËLLIM ZHVILLIMIN E PRAKTIKAVE TË STUDENTËVE, DHE JO VETËM, ISHTE QËLLIMI I NJË TRYEZE DISKUTIMESH, ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE ME PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE TË NDRYSHME QË OPEROJNË NË QYTETIN E KORÇËS

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right