Njoftohen të gjithë studentët të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në VKM Nr.903 (kliko) datë 21.12.2016 (e ndryshuar), Nr.269 (kliko) datë 29.03.2017 (e ndryshuar) dhe Nr.780 (kliko) datë 26.12.2018 për përfitim burse dhe reduktim apo përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit, se aplikimet për bursë dhe reduktim apo përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit plotësohen pranë sekretarive të fakulteteve përkatëse.
VKM-të e sipërpërmëndura mund ti gjeni të publikuara në faqen e internetit të Universitetit “Fan S. Noli” Korçë.
Më poshtë mund të shkarkoni aplikimet për përfitim burse, përjashtim nga tarifa e shkollimit dhe reduktim të tarifës së shkollimit :
FORMULAR APLIKIMI PËR BURSË 2020 – 2021
FORMULAR APLIKIMI PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT 2020 – 2021
FORMULAR APLIKIMI PËR ULJE 50% NGA TARIFA E SHKOLLIMIT 2020 – 2021