AMBASADORJA E MBRETËRISË SË HOLANDËS NË SHQIPËRI, ZNJ. MARLEEN MONSTER VIZITOI UNIKO

Në datën 6 nëntor 2026, Universiteti “Fan S. Noli” mirëpriti Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Marleen Monster në një takim me autoritetet drejtuese të institucionit, i cili shërbeu si një mundësi e rëndësishme për të forcuar dialogun dhe për të zgjeruar perspektivat e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Diskutimet u përqendruan në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në arsimin e lartë, përmes shkëmbimit të përvojave, zhvillimit të nismave të përbashkëta dhe identifikimit të mundësive që kontribuojnë në ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të Universitetit.

Ndër të tjera vëmendje e veçantë iu kushtua projektit TOKA, si një hapësirë e rëndësishme bashkëpunimi dhe zhvillimi. Rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi vlerësoi potencialin që ky partneritet krijon për avancimin e kërkimit shkencor, përfshirjen aktive të stafit dhe studentëve, si dhe forcimin e lidhjes ndërmjet dijes akademike dhe nevojave të tregut të punës.

Takimi ishte një dëshmi e rëndësisë që marrin partneritetet ndërkombëtare në zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë, duke krijuar mundësi konkrete për shkëmbim dijesh, ide të reja dhe perspektiva të përbashkëta.

Postimi i Mëparshëm
PËRFUNDOI ME SUKSES TAKIMI TREDITOR I ALEANCËS EVROPIANE, UP UNIVERSITY NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Postimi Pasues
MARRËVESHJE NDËRINSTITUCIONALE ERASMUS+ MES UNIKO E HAN UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCES, HOLANDË