STUDENTI I FAKULTETIT TË EKONOMISË, JURGEST MALUSHI, ENTUZIAST PËR PËRVOJËN E TIJ DISAMUJORE NË BELGJIKË, NË NJË MOBILITET STUDIMOR SEMESTRAL

Prej 4 muajsh ai po kryen një semestër akademik në Artevelde University of Applied Sciences, në kuadër të programit Erasmus+, duke e vlerësuar këtë si një përvojë të jashtëzakonshme për të ardhmen e tij profesionale dhe kulturore.
Nëpërmjet një video-mesazhi, nga Belgjika ai u sugjeron të gjithë studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” të përfshihen në këto programe mobiliteti, pasi ato përbëjnë mundësi shumë të vlefshme për zhvillim akademik, kulturor dhe personal. Ai thekson se kjo përvojë e ka ndihmuar të forcojë aftësitë e tij ndërkulturore, të zgjerojë horizontet profesionale dhe të ndërtojë një vizion më të qartë për karrierën e ardhshme.
Postimi i Mëparshëm
THIRRJE PUBLIKE PËR SHPREHJE INTERESI