MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR PËRKUSHTIMIN DHE KONTRIBUTIN SHUMËVJEÇAR NË EDUKIM DHE SHKENCË PEDAGOGUT SOTIRAQ MARKO

Me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe të daljes në pension, Universiteti “Fan S. Noli” shpreh mirënjohje dhe respekt për pedagogun e departamentit të Matematikës dhe Fizikës, Sotiraq Marko.

I diplomuar në Fizikë dhe Didaktikë e Mësimdhënies së Fizikës, rrugëtimi i tij në arsim është historia e një përkushtimi të palëkundur ndaj dijes dhe formimit të brezave. Ai ka kontribuar fillimisht si mësues në shkolla të ndryshme të arsimit parauniversitar dhe prej shtatorit të vitit 2010 është pedagog pranë Universitetit “Fan S. Noli”, ku jep lëndë, si: Fizika e Përgjithshme 1; Fizika 3 dhe 4; Didaktika e Fizikës, Nanoteknologji; Aplikime të Fizikës, Fizika në Arsimin e Mesëm; Teknika laboratori në Fizkë.

Përmes përkushtimit të tij në mësimdhënie, veçanërisht në fushën e fizikës dhe metodikës së saj, ai ka kontribuar në formimin e mësuesve të rinj dhe specialistëve të së ardhmes. Me thjeshtësinë, korrektësinë dhe dashurinë për profesionin, pedagogu Marko ka qenë gjithmonë pranë studentëve të tij, duke i udhëhequr me durim dhe përkushtim. Kontributi i tij në botime shkencore dhe pjesëmarrja në veprimtari akademike tregojnë angazhimin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin e arsimit dhe shkencës.

Sot, në këtë moment të veçantë të jetës e karrierës profesionale, kolegët dhe studentët i shprehin urimet më të sinqerta për shëndet, gëzim dhe jetë të gjatë, pedagogut Sotiraq Marko.

Postimi i Mëparshëm
AMBASADORI I REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRSIË, Z. ANAR HUSEYNOV VIZITOI UNIVERSITETIN ‘FAN S. NOLI”
Postimi Pasues
THIRRJE PËR APLIKIME