NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U PRITËN NË NJË TAKIM MIRËSEARDHJEJE STAFI AKADEMIK NGA “DUNAREA DE JOS” UNIVERSITY OF GALATI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Prej datës 15-19 qershor 2026, prof. assoc. Ana-Elena Costandache dhe prof. assoc. Anca Alexandru nga departament i Gjuhës dhe Letërsisë Frëngë në Fakultetin e Letrave të Universitetin “Dunarea de Jos”, do të zhvillojnë një mobilitet trajnimi në UNIKO.

Fillimisht pedagoget u pritën në takime nga kolegë të departamentit të Gjuhëve të Huaja, FEF, ndërsa takime njohëse dhe prezantuese për veprimtarinë që zhvillojnë të dy universitetet u organizuan në mjediset e Rektoratit me stafin e Sektorit të Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare.

Gjatë kësaj jave qëndrimi në Universitetin tonë janë parashikuar takime me stafin akademik dhe administrativ për të diskutuar praktikat institucionale dhe për të shkëmbyer përvoja, si dhe diskutime me qëllim identifikimin e mundësive për bashkëpunim dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

 

Postimi i Mëparshëm
Thirrje për Academic Visiting Fellowship – Universiteti i Primorskës, Slloveni